Gjuha e ashpër e OBRM-PDUKM-së në takimet me mysafirët ndërkombëtarë, Baily dhe Zhbogar vlerësohet negativisht nga njohësit e çëshjteve politike në vend. Sipas analisti Nano Ruzhin, qëndrimi i Gruevskit në veçanti ndaj ambasadorit amerikan është shkurt-pamës dhe do t’i shkaktojë dëm partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa për analistin Ismet Ramadani, OBRM-PDUKM-ja nuk mund të formojë qeveri të re, dhe partitë shqiptare nuk duhet t’ia mundësojnë një veprim të tillë.
Analistët për Alsat-M u shprehën se OBRM-PDUKM-ja ka dëshmuar gjatë tërë kohës se është parti anti-shqiptare dhe anti-evropiane, dhe si e tillë është e pamundur që nonjëra prej partive politike shqiptare, të rrezikonin të bënin koalicion me OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/