Këngëtarja Ana Kabashi është shfaqur tejet seksi në prag të paraqitjes së saj të radhës në televizion.
Bukuroshja ishte e pranishme në Top Show të Top Channel sërish, vetëm dy javë pasi ishte prezente dhe performoi, shkruan Telegrafi.
Duket se atraksioni që ajo ka shfaqur për publikun shqiptar bëri që ajo të jetë sërish e kërkuar.
Për paraqitjen e saj të re, Ana zgjodhi një fustan të kuq të punuar nga Vjollca Llapashtica, i cili tregon trupin e saj në top formë dhe të pasmet joshëse.
Në taka të larta, këngëtarja seksi dëshmon se është prej femrave më seksi të skenës.
Ana së fundmi publikuar projektin “Me Hile”, një RnB baladë mjaft e suksesshme. /Telegrafi/