Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një eliminim surprizë, teksa bukuroshja Ana u bë e eliminuara e radhës nga shtëpia më e ndjekur në vend.
Ajo rezultoi më pak e votuara nga publiku, në një televotim ku të nominuar ishin plot 10 banorë.
Ky eliminim ishte një moment emocional jo vetëm për Anën, por edhe për banorët e tjerë që kishin krijuar lidhje të ngushta me të gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ana, e njohur për natyrën e saj të qetë dhe sjelljen pozitive, u shpreh mirënjohëse për përvojën dhe për mbështetjen që ka marrë nga publiku gjatë garës.
Ky eliminim ishte veçanërisht i vështirë për Kevinin, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi. /Telegrafi/