Këngëtarja e njohur Ana Kabashi tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri muzikor.
“Ma shumë” mban titullin kënga e saj e re, të cilën duket se e ka finalizuar edhe nga ana vizuale.
Derisa fansat mezi po presin për projektin e radhës të artistes nga Peja, ajo ka zbuluar datën e saktë të lansimit të kësaj kënge.
Përmes një imazhi atraktiv të ndarë në Instagram, e njëjta tregon se projekti publikohet më 21 gusht.
“21/08/2020, ma shumë”, ka qenë përshkrimi i postimit – referuar këngës e cila në bazë të disa postimeve shihet se është ritmike pikërisht për këtë kohë.
Sipas reagimeve të para, projekti besohet se do të pritet mirë nga publiku dhe admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/