Telegrafi

Ana Kabashi vjen me poza atraktive nga pushimet

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Ajo ka nisur pushimet prej disa ditësh dhe si destinacion ka zgjedhur Malin e Zi.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Ana Kabashi, e cila është duke i shijuar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve muzikore.

Artistja, e cila numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale, këtë herë ka publikuar disa fotografi atraktive në bikini.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

E njëjta shfaqet e veshur në ngjyrë portokalli, teksa për kohë të lirë duket se po lexon një nga veprat e William Shakespeare, e quajtur “Otello”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ana Kabashi

Madje, bukuroshja nga Peja ka ndarë edhe një frazë të librit krahas këtyre imazheve.

“Ajo që është e bukur dhe krenare, që është e urtë dhe me lajka nuk gënjehet, që është e mençur po me gojë se rrëfen”, shkroi ajo.

Ana njëherësh në fillim të gushtit solli këngën e re “Ma shumë” që u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/