Telegrafi

Ana Kabashi vë në pah figurën trupore në imazhet nga palestra

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Ana Kabashi konsiderohet të jetë njëra prej artisteve më atraktive në estradën shqiptare.

Krahas zërit të veçantë dhe projekteve që publikon, ajo komentohet tejet shumë edhe për linjat e bujshme trupore dhe jo vetëm, megjithëse të shumtën e kohës e kalon në palestër.

Si një frekuentuese e rregullt, bukuroshja nga Peja vazhdon të mahnitë me fizikun e saj tërheqës.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Ajo së fundmi në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga palestra, ndërsa vë në plan të parë figurën trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ana Kabashi

Këngëtarja Kabashi duket në formë të mahnitshme dhe në këto imazhe komplimentet nuk munguan as nga ndjekësit e shumtë të saj.

Ana momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit “Dashni” i cili u prit shumë mirë nga publiku.

Veç tjerash, artistja po punon edhe në prurje të reja që pritet të prezantohen së shpejti para publikut. /Telegrafi/