Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, thuajse është në finalizim të këngës së re.
Ajo që një kohë ka qenë duke punuar në projektin e radhës “Pse e du”, i cili siç njofton pritet të publikohet së shpejti.
Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës, tregoi së fundmi se kënga e re lansohet të mërkurën (23 dhjetor).
“Të mërkurën, 23/12/2020, Pse e du”, ka shkruar ajo.
Për këtë projekt, bukuroshja nga Peja ka bashkëpunuar me produksionin Imagine Films.
Po ashtu, prapa kësaj kënge qëndron edhe producenti i njohur Mixey.
Kënga duket se mezi po pritet edhe nga fansat e Kabashit, të cilët reaguan menjëherë krahas postimit që ndau në Instagram. /Telegrafi/