Telegrafi

Ana Kabashi: Do të kisha shumë dëshirë të kem një pasaportë shqiptare! (Video)

Këngëtarja e njohur ana Kabashi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine”.

Ajo ka rrëfyer shumë çka nga karriera e saj dhe aktivitet muzikore, ndërsa ka promovuar edhe këngën e saj më të re në bashkëpunim me Altin Sulkun.

Pos të tjerash, Ana foli edhe për koncertet duke treguar preferon të performojë live në koncerte, ngase këtë eksperiencë e fitoi nga “The Voice of Albania”.

Një problem me të cilin ajo shpesh ndeshet, dhe shumë prej kolegëve të saj janë vizat, ndërsa moderatori Alban Dudushi i rekomandoi personin që mund t’i ndihmojë duke e pajisur me pasaportë shqiptare.

Ndërkohë, Ana tha se do i ndihmonte vërtet shumë, dhe se i bën kërkesë publike për një pasaportë të tillë, megjithëse shumë shpejt do të pajiset edhe me vizë. /Telegrafi/