Ajo ditë më parë (11 nëntor) festoi ditëlindjen e saj.
Dhe me këtë rast këngëtarja Ana Kabashi organizoi një festë të veçantë me miqtë dhe familjen për të shënuar datën speciale.
Artistja, e cila numëron ndjekës të shumë në rrjetet sociale, së fundmi ka ndarë disa pamje nga kremtimi i ditëlindjes, së cilës iu bë edhe një surprizë e veçantë.
Ana njoftoi se pikërisht atë ditë erdhi edhe nëna e saj, me të cilën u takua pas nëntë muajsh për shkak të pandemisë së coronavirusit.
“Surpriza më e mirë e ditëlindjes që mund ta kem pasur ndonjëherë. Të kem nënën time këtu pas nëntë muajsh që nuk e kam parë, akoma nuk mund ta besoj. Jam e bekuar që kam një familje që më frymëzon çdo ditë dhe që më do kaq shumë, dua të falënderoj secilin prej jush që e bëtë këtë ditë të përsosur”.
“Asnjëherë më shumë nuk më është gëzuar zemra si në këtë ditë”, ka shkruar Ana në postimet që ka ndarë në Instagram.
Dhe për të kompletuar mbrëmjen e mahnitshme, bukuroshja nga Peja zgjodhi një fustan të shkurtër glamuroz, në të cilin mori gjithë vëmendjen.
Krahas gjithë kësaj, Ana po atë ditë pranoi një sërë urimesh e dedikime të bukura nga njerëzit përreth saj. /Telegrafi/