Site icon Telegrafi

Ana Kabashi sjell këngën e re “Sa kem pi”, vjen me paraqitje atraktive në klip

Foto: Ana Kabashi/YouTube

Këngëtarja Ana Kabashi ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Sa kem pi” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Kënga është punuar nga Onset Studio, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Ana.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

“Sa kem pi” vjen e vizualizuar edhe me një klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ashtu si në shumë prej paraqitjeve të saj, këngëtarja nga Peja nuk hezitoi që të vinte në pah linjat e saj trupore në performancën provokuese të klipit.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Flamur Ilazi.

Ana Kabashi vazhdon të jetë një emër mjaft i angazhuar në muzikë me projekte të ndryshme muzikore, teksa gjatë verës nuk ka munguar pjesëmarrja e saj edhe në mbrëmje muzikore, deri në momentin që organizimi i tyre ishte i lejuar. /Telegrafi/

Exit mobile version