Ana Kabashi ka qenë mysafire e Turjan Hyskës në emisionin Oktapod dhe e shtrirë në krevat ka rrëfyer disa momente intime nga jeta e saj.
Ajo ka thënë se në momentin e humbjes së virgjërisë ka menduar se ai mashkull do të jetë i pari dhe i fundit për të dhe se diçka të këtillë e mendon secila femër.
“Por, nëse je me fat mund të ndodhë, por nëse nuk je me fat…”, ka shtuar këngëtarja duke sqaruar se ndodh që më vonë ta njohësh më shumë personin dhe nuk të del ashtu si ke pritur.
Më tej, ajo ka theksuar se akti i humbjes së virgjërisë për femrat nuk është romantik, por i frikshëm.
Ndërsa kur nikoqiri e ka pyetur se si e ka përjetuar, ajo ka thënë: “Si filma horror”.
Ana ka folur edhe për raportet mes femrave dhe mendimet eventuale lesbike të tyre, ndërsa ka treguar momentin kur ishte ngacmuar nga dy femra.
Asokohe ajo kishte qenë 18 vjeçare dhe ngjarja kishte ndodhur në Vjenë, teksa pas ngacmimeve kishte kërkuar që të largohej nga lokali ku ndodhej. /Telegrafi/