Telegrafi

Ana Kabashi rrëfen në Big Brother VIP Kosova se si e zuri të dashurin duke e tradhtuar

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Këngëtarja Ana Kabashi ka pak kohë që ka nisur një aventurë të re, duke u futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Pasditen e së premtes gjatë një bisede me banorët, ajo ka ndarë me banorët një histori shumë interesante nga jeta e saj.

Bëhet fjalë për një rast ku ajo e zbuloi ish të dashurin e saj duke e tradhtuar, pasi zbuloi gjithçka përmes telefonit.

“Ai jetonte jashtë edhe kur pat ardhur këtu e ka pasur telefonin pa kod, pas dy dite ja vendosi kodin edhe e pash dhe ia mbajta në mend dhe hiq s’jam ngutur, pas një jave kur ishte në gjumë ia mora telefonin dhe zbulova gjithçka dhe vetëm i bëra ‘screenshot’ edhe ja dërgova vetes”, tregoi këngëtarja nga Peja.

Nga shtëpia e Big Brother VIP përndryshe sonte (e premte) pritet që të largohet konkurrenti i parë.

Dhe të nominuarit e javës (njëri prej të cilëve do ta lërë shtëpinë) janë: MC Beka, Artan Thaqi, çifti Urim dhe Alisa, Xhuli Nura, Gjon Karrica dhe Shota Baraliu. /Telegrafi/