Telegrafi

Ana Kabashi publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri, duket tërheqëse dhe me plot stil

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ana Kabashi, ka filluar përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Artistja, që tashmë numëron fansa të shumtë në rrjete sociale, është duke punuar në këngën e re që njëherësh pritet të publikohet së shpejti.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, gjersa kësaj radhe ka zgjedhur të punojë me artistë të njohur ndërkombëtarisht.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Për klipin, i cili ka filluar të xhirohet, njofton se do të përkujdeset fotografi suedez, Teo Cubela.

Ndërkohë, për dukjen në videoklip këngëtarja ka zgjedhur një nga grimerët më të njohur në Suedi, Dardan Gashi, i cili në rrjete sociale më së miri njihet si ‘Dardan Touch’.

Lexo po ashtu Grimeri shqiptar Dardan Gashi, me karrierë të suksesshme në Stokholm të Suedisë

Ana po ashtu edhe në këtë videoklip vjen me një paraqitje atraktive dhe me plot stil.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Të fundit këngë “Pse e du”, Kabashi e lansoi në fund të vitit që lamë pas dhe këtë vit pritet të sjellë shumë surpriza për fansat e publikun. /Telegrafi/ 

Teo Cubela (Foto: Instagram)

 

Ana Kabashi (Foto: Instagram)