Telegrafi

Ana Kabashi publikon këngën e re “Vallah”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi ka lansuar këngën më të re.

Projekti i ri mban titullin “Vallah” dhe erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale, për të cilën u përkujdes produksioni “N’pik Creative”.

Producent i këngës është Twix Music, me tekst nga Rioo.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Ndërkohë,’beat’-i dhe instrumentalin u realizuan gjithashtu nga Twix Music.

Ndërkaq, si çdo herë tjetër këngëtarja nga Peja dukej atraktive dhe me shumë stil në skenat e klipit.

Kënga e plotë, tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të Anës në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj. /Telegrafi/