Artistja e njohur Ana Kabashi ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Këngëtarja, e cila projektin e fundit e solli në fund të vitit të kaluar, ka paralajmëruar fansat se po rikthehet me këngë të re.
Ajo përmes rrjeteve sociale njofton se projekti mban titullin “Më shumë” dhe se pritet të lansohet së shpejti.
“Mezi po pres për këtë këngë”, ka shkruar në njërin nga postimet që ka ndarë në InstaStory ndërkohë që në imazhin e radhës shkruan “Më shumë, po vjen”.
Sipas një video që ka shpërndarë në Instagram, Ana shfaqet në makinë dhe në prapaskenë dëgjohet kënga e re e cila duket të jetë ritmike pikërisht për këtë kohë.
Me rastin e publikimit të këtij projekti, bukuroshja nga Peja ka fshirë të gjitha postimet që mbante në llogarinë e lartpërmendur.
Sidoqoftë, në bazë të komenteve shihet se fansat mezi po presin për prurjen e re muzikore të artistes Kabashi. /Telegrafi/