Telegrafi

Ana Kabashi paralajmëron këngën e re dhe thotë se do të publikohet së shpejti

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Peja, Ana Kabashi, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Artistja shqiptare tanimë është në përgatitje të këngës së radhës, që besohet se do të lansohet këtë muaj.

Këtë e ka njoftuar për ndjekësit me disa postime që ka shpërndarë në InstaStory, duke qenë se vetëm në Instagram numëron mijra njerëz.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Ajo ndodhet në një studio muzikore dhe në të tjera postime që ka bërë bën të ditur se mbase do të publikohet më 20 prill, apo 21 prill.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe kjo këngë do të ketë lidhje me ‘dashurinë’, por që nuk ka zbuluar më shumë detaje se cilit zhanër i përket.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Krahas kësaj, Kabashi po vazhdon punën edhe për prurje të tjera që do të jenë në dispozicion muajve të ardhshëm.

E fundit e publikuar nga Ana mbetet “11/11” që tani në YouTube ka kaluar shifrën e gjysmë milionë klikimeve. /Telegrafi/