Artistja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, bëri të ditur se ka filluar xhirimet e klipit.
E njëjta ka ndarë disa pamje nga xhirimet e këtij videoklipi, ndonëse nuk ka bërë zyrtare datën e publikimit të këngës.
Ajo vjen e veshur me një kostum të mahnitshëm të dekoruar me lule, teksa shfaqet me stil të veçantë flokësh.
“Pse s’po gjej motiv me lan? Pse e du”, shtoi ajo krahas fotografive – duke treguar se kjo është pjesë e këngës.
Komplimentet pranë imazheve nuk munguan as nga miqtë e fansat që numëron në Instagram.
Sa i përket projekteve muzikore, “Ma shumë” mbetet kënga e fundit e lansuar që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/