Ajo në muajin gusht solli projektin e ri muzikor.
Dhe Ana Kabashi duket se nuk do ndalet me kaq, derisa po shijon akoma suksesin e këngës së re “Ma shumë”.
Artistja, e cila shquhet për vokalin e veçantë, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka filluar punën për këngën e re.
Biondja u shfaq në studion e producentit Mixey, me të cilin duket se po bashkëpunon për projektin e radhës.
“Duke bërë diçka të veçantë me mjeshtrin”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që ka ndarë në InstaStory.
Ndërkaq, në një tjetër fotografi të vetes shtoi, “Diçka e bukur po vjen” – duke bërë më shumë kuriozë fansat e ndjekësit që numëron në Instagram.
Sido që të jetë, në vazhdim presim të shohim surprizën e bukuroshes nga Peja.
“Ma shumë” përndryshe ka arritur të grumbullojë klikime të shumta në YouTube. /Telegrafi/