Bukuroshja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, po shijon disa ditë pushimi.
Këngëtarja nuk ka bërë të ditur lokacionin e këtyre pushimeve, ndonëse po argëtohet në masë të madhe.
Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja.
Ajo vjen atraktive e veshur me një palë bikini të zeza, të kombinuar me një kapelë e çantë plazhi.
“Kohë të arta”, ka shkruar ajo.
Ylli nga Peja duket në formë të mrekullueshme, marrë parasysh që kujdeset mjaft shumë për linjat me ushtrime në palestër.
E njëjta aktualisht është duke e shijuar edhe suksesin e këngës së re “Vallah”, të cilën e solli pak ditë më parë. /Telegrafi/