Site icon Telegrafi

Ana Kabashi mahnit me dukjen në fotosesionin e ri

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera në trojet shqiptare, e cila tërheq vëmendje thuajse gjithnjë me postimet që publikon në rrjetet sociale. 

Fjala është për këngëtaren nga Peja, Ana Kabashi, që në llogarinë personale, Instagram, numëron hiç më pak se 117 mijë ndjekës dhe se për fansat sjellë imazhe dhe video të ndryshme.

Meqë jemi në fundvit, bukuroshja shqiptare nuk ka hezituar të realizojë një fotosesion mjaft të veçantë.

Ana Kabashi shkëlqen në fotosesion e ri (Foto: Flamur Ilazi)

Seti i ri fotografik është realizuar nga fotografi i njohur nga Ferizaj, Flamur Ilazi, i cili ka zgjedhur një sfond pikërisht për këtë kohë festash.

Lexo po ashtu Ana Kabashi tregon linjat trupore me pozat e reja

E veshur me një fustan gri shkëlqyes, këngëtarja Kabashi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me dukjen glamuroze.

Veç tjerash, Ana të premten (13 dhjetor), lansoi me videoklip këngën e re “Dashni” që u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Kënga është një baladë e zhanrit R&B dhe është realizuar në studion e Massive Production. /Telegrafi/

Exit mobile version