Telegrafi

Ana Kabashi lanson këngën e titulluar sipas saj, vjen tërheqëse në klipin e ri

Ana Kabashi (Foto: Screenshot/YouTube/ArkivaShqip/XL Films)

“Ana Kabashi” është titulli i këngës më të re të Ana Kabashit, e cila kësaj radhe ka vendosur që ta vet-titullojë projektin e ri.

Materiali i ri muzikor është shoqëruar me videoklip, ndërsa në të këngëtarja vjen në poza atraktive duke vënë në plan të parë linjat e njohura trupore.

Granit Gashi nga Massive Production e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa vet këngëtarja është kujdesur për melodinë dhe e ka shkruar tekstin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ana Kabashi

Për anën vizuale është angazhuar produksioni XL Films që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.

Kujtojmë që një prej realizimeve më të fundit të Anës ishte bashkëpunimi me Nush, “Kqyre ti”. /Telegrafi/