Telegrafi

Ana Kabashi interpreton “Love On The Brain” të Rihannas

(Foto: Instagram/annakabashi/YouTube/Screenshot)

Krahas të qenit një prej femrave më atraktive të skenës shqiptare të muzikës, Ana Kabashi njihet edhe për aftësitë e saja vokale.

Këngëtarja është e njohur për interpretimet e drejtpërdrejta, ndërsa një të tillë e ka ndarë me fansat e saj përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo ka zgjedhur ta këndojë hitin e Rihannas, “Love On The Brain”, duke sjellë një interpretim të drejtpërdrejtë për ndjekësit e saj të shumtë.

Ndryshe, Rihanna e ka lansuar këtë këngë në qershor të vitit 2016 dhe është shndërruar në një prej hiteve të saj.

Videoklipi i “Love On The Brain” numëron 253 milionë shikime në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove, YouTube. /Telegrafi/