Ajo tashmë është shndërruar në një nga artistet më të pëlqyera në tregun shqiptar.
Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi, e cila vazhdon të jetë shumë e komentuar për karrierën profesionale e po ashtu edhe për postimet që bën në rrjete sociale.
Ndonëse shquhet për stilin e veçantë, ylli këtë herë është shfaqur shumë më ndryshe ngaqë jemi mësuar.
Bukuroshja nga Peja mori vëmendje me një paraqitje të mrekullueshme në veshje tradicionale shqiptare, që ngërthejnë në vete edhe elemente moderne.
“Në një mënyrë tradicionale. Shihemi për Vitin e Ri”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.
Duket se Ana ka rezervuar diçka për fansat në fundvit, përkundër se nuk zbuloi më shumë.
Komplimentet kanë qenë të shumta në fotografitë që po ashtu morën mbi një mijë pëlqime.
Ky fotosesion i Kabashit shihet të jetë realizuar në Deçan, në të cilin nuk munguan as motivet e tjera kombëtare shqiptare. /Telegrafi/