Telegrafi

Ana Kabashi dhe Nush publikojnë bashkëpunimin e ri “Kqyre ti”, në prapavijë kënga e Dervish Shaqës

Foto: YouTube

Këngëtarja nga Peja Ana Kabashi dhe rap-artisti Nush kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Kqyre ti” mban titullin ky bashkëpunim, i cili është vizualizuar edhe me klip.

Kënga është punuar nga TorchMusic, ndërsa teksti është shkruajtur nga vet Nushi.

Foto: YouTube

E veçanta e këtij projekti muzikor është se në fillim të këngës, dëgjohet në prapavijë një nga këngët e famshme të Dervish Shaqës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për këngën e njohur rapsodike “N’Kaçanik deri në n’Boletin”, e cila më pas shkrihet përgjatë vijës melodike që dyshja interpretuese kanë realizuar për këngën e tyre.

Një kombinim sa i çuditshëm aq edhe interesant është cilësuar ky nga fansat. /Telegrafi/