Telegrafi

Ana Kabashi atraktive dhe provokuese në xhirimet e klipit të ri

Foto: Telegrafi

Këngëtarja Ana Kabashi vazhdon të jetë aktive me koncerte e projekte të shumta muzikore.

Së fundmi, ajo është në përgatitje të një kënge dhe klipi të ri, që do ta sjellë së shpejti për fansat.

Kënga do të jetë ritmike dhe titulli i saj është “Na thej”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Muzika dhe teksti janë punuar në studion e njohur, Massive production.

Kënga do të vizualizohet edhe me klip, për xhirimet e të cilit janë kujdesur produksioni XL Films.

Kështu duket Ana Kabashi në xhirimet e klipit të ri “Na thej” (Foto: Telegrafi)

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve, ku tregohet se këngëtarja do të vijë mjaft atraktive dhe me performancë të zjarrtë.

Për dukjen e saj është kujdesur Nagipi dhe për dukjen, Donika Loci. /Telegrafi/

Kështu duket Ana Kabashi në xhirimet e klipit të ri “Na thej” (Foto: Telegrafi)