Telegrafi

Ana Kabashi, atraktive dhe e veçantë në xhirimet e klipit të ri

Një projekt i ri muzikor dhe mjaft i veçantë prezantohet së shpejti para publikut nga Ana Kabashi.

Këngëtarja shqiptare tash e një kohë është duke punuar në këngën e re, derisa dje (e shtunë), ka nisur edhe xhirimet e videoklipit.

Bukuroshja nga Peja, e cila shquhet për format trupore, është në përgatitje të një kënge ritmike të titulluar “Ami Lekt”, që nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga fansat e saj.

Ky projekt është realizuar nga producenti Çekiç bashkë me Beraton, tekstin e së cilës e ka shkruar Fadil Topalli kurse për vijën melodike është përkujdesur vet këngëtarja.

Këtë herë, klipi i është besuar një vajze shqiptare e cila jeton dhe vepron në Suedi me emrin, Trende.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Telegrafi po ashtu ka siguruar edhe një fotografi ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve, ku siç shihet artistja do të vijë mjaft në formë.

Ana Kabashi në xhirimet e klipit të ri “Ami Lekt” (Foto: Telegrafi)

Ana përndryshe edhe këtë verë ishte e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/