Një projekt i ri muzikor dhe mjaft i veçantë prezantohet së shpejti para publikut nga Ana Kabashi.
Këngëtarja shqiptare tash e një kohë është duke punuar në këngën e re, derisa dje (e shtunë), ka nisur edhe xhirimet e videoklipit.
Bukuroshja nga Peja, e cila shquhet për format trupore, është në përgatitje të një kënge ritmike të titulluar “Ami Lekt”, që nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga fansat e saj.
Ky projekt është realizuar nga producenti Çekiç bashkë me Beraton, tekstin e së cilës e ka shkruar Fadil Topalli kurse për vijën melodike është përkujdesur vet këngëtarja.
Këtë herë, klipi i është besuar një vajze shqiptare e cila jeton dhe vepron në Suedi me emrin, Trende.
Telegrafi po ashtu ka siguruar edhe një fotografi ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve, ku siç shihet artistja do të vijë mjaft në formë.
Ana përndryshe edhe këtë verë ishte e angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/