Jemi mësuar që për Kim Kardashian të flitet sa herë që publikon fotografi eksplicite në rrjetet sociale, pasi ajo e bënë këtë gjatë gjithë kohës.
Mirëpo, me raste, 35-vjeçarja di të shprehë edhe anën e ndjeshme të saj. Ylli televiziv ka kujtuar sulmet terroriste në New York me rastin e 15 vjetorit të tyre.
“Para 15 vitesh, më kujtohet që babai im më thirri, më zgjoi dhe për të më thënë të mos shkoj në zyrë dhe më tregoi se çfarë kishte ndodhur në New York”.
“Më pas u takuam e gjithë familja në shtëpi të nënës time dhe u lutëm”.
“Jeta është shumë e vlefshme dhe unë lutem për të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi e tmerrshme”, ka shkruar Kim krahas një fotografie të qytetit të New Yourkut. /Telegrafi/