Telegrafi

Ana dhe Arta Kabashi interpretojnë “Someone You Loved” të Lewis Capaldi

Ana dhe Arta Kabashi (Foto: Instagram)

Motrat Kabashi, Ana dhe Arta, shquhen për vokalin e tyre ndërsa shpesh rrëmbejnë vëmendje në rrjetet sociale.

Në këtë kohë të izolimit, ato kanë vendosur të sjellin një interpretim të “Someone You Loved” të këngëtarit skocez, Lewis Capaldi.

Në videon e ndarë në Instagram, bukuroshet nga Peja shfaqen të mahnitshme ku ndër tjerash dërguan edhe një mesazh inkurajues për fansat e tyre.

“Bashkë me Arta Kabashi në këto ditë izolimi po mundohemi të bëjmë diçka të mirë që të kemi sa më shumë durim gjithashtu të qëndrojmë shëndoshë e mirë, e këtu uroj që edhe ju të jeni shëndoshë e të kalojmë këtë situatë bashkë, por në distancë, Someone you loved – Lewis Capaldi, faleminderit për këtë këngë të mrekullueshme”, ka shkruar Kabashi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ana Kabashi

Të njëjtat morën komplimente të shumta krahas videos edhe nga ndjekësit, duke i përgëzuar për zërin e mrekullueshëm.

Motrat Kabashi përndryshe janë tejet aktive edhe me projekte muzikore, të cilat këtë kohë pandemie janë duke e shfrytëzuar më shumë për prurje të reja. /Telegrafi/