Site icon Telegrafi

Ana, Arta, Fisi dhe Ganja rikthehen për të qëndruar për 24 orë në shtëpinë e BBVK

(Foto: Screenshot/BBVK)

Ganimete Abazi, Arta Selimi, Ana Kabashi dhe Fisnik Juniku, janë rikthyer sërish në Big Brother VIP Kosova për të qëndruar për 24 orë.

Katër të përmendurit kanë qenë pjesë e edicionit të parë të spektaklit televiziv dhe dikush më herët e dikush më vonë janë larguar nga shtëpia.

Tash, ata janë kthyer për të qëndruar për një ditë me banorët e mbetur të Big Brother VIP Kosova.

Pesë finalistët e BBVK janë shprehur të gëzuar duke i mirëpritur banorët e dikurshëm të shtëpisë së popullarizuar.

Lexo po ashtu Atdheu, Edoni dhe Himena rikthehen sërish në Big Brother VIP Kosova

Kujtojmë që Artan Thaqi, Juliana Nura, Mbresa, Stresi dhe Vedat Bajrami, janë finalistët e edicionit të parë të këtij formati televiziv, ndërsa fituesi do të vendoset më 17 shkurt. /Telegrafi/


Exit mobile version