Djegia e druve, pluhuri mineral, transporti, djegia e mbeturinave, naftës dhe mazutit janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit. Kështu thonë rezultatet e hulumtimit për burimet e ndotësve të ajrit në më shumë komuna të vendit komunat Gostivar, Kumanovë, Kavadar, Strumicë, Strugë.
“Bindshëm pjesëmarrje më të madhe, nëse flasim për të gjitha 5 qytetet veçanërisht për Strumicën, Kavadarin dhe Kumanovën, ka djegia e druve, me pjesën më të madhe diku rreth 30 për qind. Më pas vjen pluhuri mineral dhe transporti, në periudha të kundërta, djegia e druve gjatë muajve të dimrit, ndërsa transporti dhe pluhuri mineral gjatë muajve të verës. Burimet e tjera janë dukshëm më të vogla, domethënë djegia e druve, djegia e mbeturinave në ambient të hapur, transporti dhe pluhuri mineral, përfshijnë diku rreth 90 për qind nga pjesëmarrja e përgjithshme e ndotjes”, tha Dejan Mirakovski, rektor i universitetit “Goce Dellçev”.
Ministri i Ekologjisë, Izet Mexhiti tha se sikurse në të gjitha qytetet kryesore edhe në Shkup faktor kryesor i ndotjes është mënyra e ngrohjes së amvisërive. Ai tha se për dalje nga situata po planifikohet gazifikimi i plotë.
“Në bashkëpunim me komunat, me siguri edhe projektet që ndahen nga komunat edhe këtë vit 100 milion, një numër I madh janë në ministrinë e ekologjisë që poashtu kontribuojnë për ekologji më të mirë, ambient më të mirë. Mendoj se në të ardhmen duhet ta rikthejmë projektin e gasifikimit të Maqedonisë I cili mund dukshëm të kontribuon edhe për të pas një burim më të lirë për qytetarët, porn ë të njejtën kohë edhe për ta zvogëlu ndotjen e ajrit. Pra punojmë çdo ditë në mënyrë intensive për zgjidhjen e këtij problem dhe problemet e tjera”, tha Izet Mexhiti, Ministër i Ekologjisë.
Si masa të tjera, Mexhiti përmendi edhe ndryshimin e mënyrës së ngrohjes në institucionet shëndetësore dhe nëpër shkolla. Projekti i NDP-së në bashkëpunim me komunat parasheh realizimin e projekteve që do të ndikojnë në uljen e ndotjes./Alsat/