Site icon Telegrafi

“Amvisëritë janë ndotësit më të mëdha të ajrit në Maqedoni”

Ngrohja e shtëpive është burimi më i madh i ndotjes së ajrit. Këtë e tregon raporti për cilësinë e ajrit të përgatitur nga Grupi interdikasterial i formuar nga 17 institucione shtetërore dhe organizata ekologjike civile.

Raporti dje ishte miratuar në seancë qeveritare dhe në periudhën e ardhshme pritet së bashku me rekomandimet dhe masat të prezantohet para opinionit.

Një pjesë e masave që rekomandohen që të ulet ndotja janë fillimi i procesit për kthim eventual të qytetarëve të shkyçur nga sistemi për ngrohje qendrore në Bashkinë e Shkupit, të bëhen ndryshime ligjore me të cilat çdo investues gjatë marrjes së lejes për ndërtim të obligohet të paraqesë projekt për mënyrën e ngrohjes së objektit, si dhe të parashikohen stimulime për lloje të reja të ngrohjes si klima inverter.

Në afat të gjatë parashikohet ndalesë për shfrytëzimin e qymyrgurit gjatë ngrohjes së shtëpive dhe ajo duhet të zbatohet deri në vitin 2021.

“Qeveria e miratoi këtë raport në përpilimin e të cilit për herë të parë ishin përfshirë edhe organizatat civile, ndërsa i cili ka të bëjë në ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë”, tha zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski./Telegrafi/

Exit mobile version