Site icon Telegrafi

AMP: Ivanov të veprojë me përgjegjësi në caktimin e mandatarit të ardhshëm

Aleanca për Maqedoni Pozitive me komunikatë të shkruar ka treguar qëndrimet e saj në lidhje me mos arritjen për formimin e qeverisë të mandatarit Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Qytetarët e Republikës së Maqedonisë më 11 dhjetor 2016 votuan për parandalimin e krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit dhe pavarësi të gjyqësorit, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve, zhvillimin e shoqërisë multikulturore dhe interkulturalizmin, zbatimin e pakombromistë të të ashtuquajturës Rekomandime të Pribe dhe Maqedonia të kthehet drejt zhvillimit demokratik dhe perspektivave euro-atlantike’, kumtojnë nga AMP.

AMP i bën thirrje kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të veprojë me përgjegjësi në dhënien e mandatit të ardhshëm për formimin e qeverisë duke respektuar Kushtetutën e Maqedonisë dhe duke shfrytëzuar përvojat nga shtetet tjera demokratike në rajon dhe BE.

Nga AMP vlerësojnë se është iluzore të kërkohen zgjedhje të reja parlamentare vetëm për shkak se partia që ka numër më të madh deputetësh nuk ka kapacitet koalicionimi dhe nuk ka ka arritur në bisedime për përbërjen e Qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version