Telegrafi

AMP: Gruevski ta dorëzojë mandatin, populli votoi për ndryshime

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) ka kërkuar nga OBRM-PDUKM-ja që Nikolla Gruevski ta dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, me çka do të përshpejtohej procesi i formimit të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Aleanca për Maqedoni Pozitive mendon se zhvillimi aktual i politikës, nuk është duke shkuar sipas dëshirës së shumicës së qytetarëve, që u tregua në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, të cilët votuan për ndryshim të qeverisjes 10 vjeçare të Nikolla Gruevskit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e AMP-së.

Sipas tyre, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, zhvillimi i një shoqërie multikulturore, rekomandimet e Pribes, janë prioritete kryesore që duhet Qeveria e ardhshme t’i zbatojë./Telegrafi/