Telegrafi

Amos Zaharia reagon pas daljes nga BBVA: Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mia, kërkoj ndjesë

Foto: Instagram

Aktori i njohur shqiptar, Amos Zaharia, u largua nga Big Brother VIP Albania të martën (7 shkurt).

Ai qëndroi brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë për më shumë se një muaj, ndërsa gjatë asaj kohe krijoi situata të shumta, e madje bëri disa batuta që nuk u pritën edhe aq mirë në publik.

Artisti së fundmi ka reaguar pas daljes nga BBVA duke iu kërkuar falje të gjithë atyre nëse janë prekur nga shakatë apo humori i tij që ka bërë brenda apo karshi banorëve të tjerë.

Postimi i plotë i Amosit (pa ndërhyrje):

“Te dashur miq! Ju falenderoj shume per mbeshtetjen qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne bbv. Qendrimi larg familjes, miqve dhe profesionit nuk ka qene i lehte, ndaj jam i lumtur qe i rikthehem jetes dhe angazhimeve te mia.

Shume prej jush qe me njohin e ma dine humorin me kane kuptuar, e shume te tjere qe nuk me njohin, keqkuptuar…Nese dikush eshte ndjere i fyer apo i prekur nga shakate e mia, sjellja ime, qendrimet e mia ne raport me komunitetin brenda shtepise, kerkoj ndjese! BBV eshte nje loje, por nuk duhet keqkuptuar nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele ne shoqeri.

Ajo qe ka rendesi eshte te mbetemi njerez dhe te mos humbasim qytetarine, dhe ketu perfshij edhe veten time mbi te gjithe! Ju perqafoj te gjitheve! Have a nice BBV fellas!!”. /Telegrafi/