Telegrafi

“Amore”, së shpejti nga 2 Ton

2 Ton (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, është thuajse në finalizim të projektit të ri muzikor.

Ai përmes rrjeteve sociale ka prezantuar një pjesë të klipit, teksa tregon që shumë shpejt do të lansohet e plotë para publikut.

Në bazë të videos, kënga duket të jetë mjaft ritmike dhe klipi po ashtu vjen me një sërë vajzash atraktive.

“Për shkak të disa editimeve video projekti mund të vonohet maximum dy ditë, Amore”, është përshkrimi krahas videos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga 2 Ton

Projekti vjen pas atij “Nënë” që e solli në fillim të muajit të kaluar dhe deri më tani ka kaluar shifrën e mbi 2.3 milionë klikime.

2 Ton ndër tjerash është mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/