Telegrafi

Amnistia fiskale, qeveria shqiptare thërret bizneset për konsultim

Qeveria shqiptare do të kërkojë mendimin e bizneseve për amnistinë fiskale.

Një grup shoqatash janë thirrur për bashkëbisedim të premten më 15 korrik nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Konsultimi nis të kërkohet në një moment kur, Bashkimi Europian ka kundërshtuar projektligjin në formën aktuale, pasi krijon hapësira për pastrim parash.

Sipas projektit, paratë e fituara me evazion fiskal, kontrabandë apo mashtrimit fiskal, mund të deklarohen, kundrejt një takse qe shkon 5 deri në 10 për qind të shumës.

Subjektet përfituese mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro dhe më pas çlirohen nga frika e ndjekjes penale. /Telegrafi/