Telegrafi

Amir Rrahmani për humbjen ndaj Anglisë: Kemi gabuar në pasimin e fundit

Amir Rrahmani ka thënë se gabuan në të shumtën e rasteve në pasimin e fundit te goli i Anglisë.

Përfaqësuesja jonë pësoi humbje 4-0 ndaj ‘Tre Luanëve’, derisa mbrojtësi jonë tha se duhet t’i përmirësojnë edhe disa gabime.

“Na mungoi realizimi dhe pasimi i fundit te goli. Ky rezultat nuk ishte i drejtë për atë çfarë treguam në fushë”, ka thënë Rrahmani.

Lexo po ashtu Portieri i Anglisë, Pope: Kosova ka lojtarë shumë cilësor, mund të kualifikohen në Kampionatin Evropian

“Normalisht se do të gëzohesha që të shënoja, por që fati nuk e deshi, Ishte njëra ndër paraqitjet më të mira që kemi bërë”.

“Na mbetet që deri në mars t’i përmirësojmë disa gabime të vogla. Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë dhe motivimi nuk ka munguar”, ka shtuar më tej mbrojtësi ynë. /Telegrafi/