Telegrafi

Amir Rrahmani: Nuk do të ketë racizëm, në vendin tonë janë tifozë të lojtarëve dhe klubeve angleze

Anglia - Kosova (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Në konferencë për shtyp, kapiteni i Kosovës, Rrahmani është pyetur rreth racizmit që mund ta hasin lojtarët e anglezë, por ka mohuar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Rrahamani: Të zhgënjyer që nuk u kualifikuam, por jetuam ëndrrën

Sipas tij, njerëzit në Kosovë janë miqësor dhe nuk mund të ketë racizëm, pasi lojtarët dhe klubet angleze kanë shumë tifozë këtu.

Rrahmani gjatë një dueli me Harry Kane (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

“Mund të kemi përshtypje të keqe për vendin tonë, por njerëzit në Kosovë janë shumë miqësorë. Gjithashtu kemi marrëdhënie mjaft të mira me Anglinë”.

“Në vendin tonë nuk do të ndodhë të ketë racizëm. Në vendin tonë lojtarët e Anglisë janë mjaft të dashur”.

Lexo po ashtu Kapiteni Rrahmani: E rëndësishme fitorja, Anglia ka shumë lojtarë të rrezikshëm - jo vetëm Kane

“Ne kemi shumë idhuj të futbollit anglezë. Gjithashtu ka tifozë të klubeve të ndryshme si City apo Liverpool”, ka thënë Rrahmani.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/