Site icon Telegrafi

Amir Abrashi flet si kapiten: Krenar ta bartë shiritin, mund të fitojmë ndaj Uellsit

Në mungesë të Etrit Berishës dhe Elseid Hysajt, të dy të dëmtuar, kapiten do të jetë Amir Abrashi në miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Mesfushori tashmë veteran në kombëtare, u shfaq sot në konferencën për shtyp në krah të përzgjedhësit Edy Reja, ku nuk e fshehu kënaqësinë për shiritin e kapitenit dhe premtoi se kuqezinjtë do të bëjnë më të mirën në këto sfida.

Çfarë emocioni është të mbash shiritin e kapitenit?

Është kënaqësi e madhe dhe motiv krenarie që të mbaj shiritin e Shqipërisë, kombëtares që unë e dua dhe jam gati të bëj më të mirën.

Më e rëndësishme është fitorja apo loja e bukur në këto miqësore?

Janë dy teste të rëndësishme dhe ne do të provojmë të bëjmë më të mirën, pse jo edhe të fitojmë në këto dy ndeshje.

A mund ta përsëritim fitoren ndaj Uellsit?

Pse jo?! Ata janë një kundërshtar shumë i fortë, por edhe ne jemi të aftë për t’u përballur dhe për të marrë një tjetër fitore.

E keni ndjekur Uellsin dhe cila është pika e tyre e fortë?

E kemi ndjekur dhe e njohim mjaft mirë, pasi janë një skuadër tipike britanike, që vrapon shumë dhe shfrytëzon shumë aspektin fizik, megjithatë i kemi studiuar mirë dhe besoj se do të bëjmë më të mirën ndaj tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=aIS6gki8bK0&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit

Exit mobile version