Telegrafi

Ami në një fotografi pa filtra dhe pa makijazh (Foto)

Prezantuesja e njohur Amarda Toska – Ami, është njëra ndër figurat më të dashura për publikun.

Prej vitesh ajo është e martuar me Ermal Mamaqin, dhe jetojnë së bashku në Tiranë.

Ajo ka zgjuar gjithmonë vëmendjen me dukjen e saj, duke rritur edhe dëshirën e fansave për ta parë njëherë edhe krejtësisht pa makijazh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
\

Së fundmi, Ami ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën është shfaqur tërësisht natyrale.

“Nuk ka nevojë për filtra”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa pozon pranë detit. /Telegrafi/