Rep-artisti me prejardhje nga Gjilani, Fero, ka qenë ndër më të komentuarit kohëve të fundit.
Është më se e pritur për prezencën e tij në faqet rozë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ai ka për reja për audiencën.
Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka zbuluar sekuenca nga kënga e tij e re.
“Amerikë më prit vetëm të kryej punë në Gjermani”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.
Projekti muzikor kësaj radhe është punuar nga producenti Egzon Mobbi, ndërsa është prodhimtari nga studio e reperit.
Për dallim nga këngët e tjera, kjo e fundit është e realizuar kryesisht në gjuhën angleze.
Derisa po përgatitet për planet e së ardhmes, “2 Pac” vazhdon te jëtë hiti i tij i fundit, që u prit mjaft mirë nga fansat. /Telegrafi/