Telegrafi

Amerikanja thotë se është një eksperte për emrat e foshnjës, ka një emër klasik që ajo “e urren”

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendojnë njerëzit për emrin tuaj? Apo keni menduar ndonjëherë nëse emri juaj përbuzet fshehurazi?

Ju tani jeni me fat, pasi që një eksperte e emrave për foshnje ka treguar se cili është emri më i papëlqyer nga ajo, duke pretenduar se ai emër është “lehtë i harrueshëm” dhe “i mërzitshëm”.

Këshilltarja e emrave Steph – e cila ka mbi 198 mijë ndjekës në llogarinë e saj në TikTok duke iu falënderuar këshillave të saj – bëri shaka me emrin që ajo e urren më së shumti në një video të fundit, dhe ka lajme të këqija për të gjithë personat me emrin Mary, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

@nameswithsteph Replying to @ashtonstewartcfforever I feel terrible, this series sucks lol #nameswithsteph #ratingyournames #babynameconsultation #popularbabynames #babynamefriday #babynameswithsteph #babynameconsultant ♬ Sneaky Snitch – Kevin MacLeod

Steph tha: “Do të them diçka të keqe për dikë që ju e njihni, jo vetëm për këtë person që bëri koment – por për të gjithë në botë pasi që të gjithë ne e njohim dikë me emrin Mary”.

“Ky emër është një nga emrat klasik më të papëlqyer për mua. Mendoj se emrat Elizabeth dhe Margaret janë të mahnitshëm. Clara – një emër i bukur”, shtoi ajo.

Teksa tutje vazhdon: “Unë personalisht njoh persona të mëdhenj me emrin Mary, por ky emër për mua është i mërzitshëm, dhe nuk ka fare teka. Dhe nëse ju më keni ndjekur deri tash e një kohë, e dini se mua më pëlqen emri me teka”. /Telegrafi/