Telegrafi

Amerikania përloti babanë me dhuratën e Krishtlindjes – ia bleu një kartë të çmuar që ai ishte detyruar ta shiste para 30 vjetëve

Një grua i bëri një dhuratë të veçantë babait të saj, një kartë të çmuar bejsbolli që ky i fundit e kishte shitur tre dekada më parë, kur familja e tij ishte përballur me kushte të vështira financiare.

Lindsey Moore, nga Nashville, thotë se nuk e harroi kurrë kur ishte shtatë ose tetë vjeç dhe babai i saj shiti kartën e tij shumë të dashur të bejsbollit, në të cilën ishte fotografia e lojtarit Dan Marino, transmeton Telegrafi.

@lindseyswagmomIm not crying, you’re crying

♬ original sound – Lindsey Moore

Babai i Lindsey-t e bëri këtë për të ndihmuar familjen e tij të paguante gjërat e nevojshme.

Tre dekada më vonë, Lindsey e bëri atë që askush nuk e kishte pritur. Amerikania e bleu pas 30 vjetëve të njëjtin botim të kartës dhe ia dhuroi babait të tij si dhuratë për Krishtlindje.

Derisa pranoi këtë dhuratë shumë të veçantë, babai i saj u përlotë menjëherë dhe reagimi i tij bëri xhiron në internet. /Telegrafi/