Në Meksikës është arrestuar amerikan i dënuar për vrasje, i cili ishte fshehur nga policia për 32 vite.
Me t’u kthyer në shtëpi, ku tani e pret burgu, 63-vjeçari ishte në gjendje të mirë shpirtërore, transmeton Telegrafi.
63-vjeçari Greg Lawson kishte ikur nga Louisiana në SHBA, kurse para ikje gjykata e kishte shpallur fajtor për vrasje në vitin 1991.
Në maj të njëjtit vit, FBI kishte filluar kërkimin, por rezultoi pa ndonjë sukses deri më 19 shtator të këtij viti, kur më në fund është arrestuar.
FBI nga New Orleans në rrjetin social X ka shpërndarë videon e arritjes së Lawsonit në SHBA.
The three-decades-long search for a man convicted of attempted murder is over, thanks to a tip received by #FBINewOrleans. This morning, 63-year-old Greg Lawson is back in a Louisiana jail awaiting action by Bienville Parish authorities. https://t.co/HGdL4xJvHg pic.twitter.com/kVLfx8O7dS
— FBI New Orleans (@FBINewOrleans) September 22, 2023
Edhe pse tani duhet t’i zëvendësojë plazhet me qelinë e burgut, Lawson dukej në gjendje të mirë shpirtërore. Kur i vendosën prangat, buzëqeshi dhe pyeti policët: ‘si jeni”.
Agjenti i FBI-së, Douglas Williams, ka shpjeguar se arrestimi do të ishte i pamundur pa ndihmën e autoriteteve meksikane.
Ai shtoi se FBI gjithmonë kishte dyshuar se Lawson po fshihej dikur në Meksikë, e teorinë e tij e konfirmoi informacioni që e kishin pranuar në fillim të shtatorit.
Në vitin 1991 Lawson ishte grindur me një person në parkingun e një pompe derivatesh dhe e qëlloi për vdekje.
E FBI i kishte kërkuar qytetarëve t’i ndihmojnë në gjetjen e të dyshuarit për vrasje – duke ofruar edhe një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për këto që ofron informacione për kapjen e tij. /Telegrafi/