Grant Holloway i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e Parisit, në garën e vrapimit 110 metra me pengesa të enjten mbrëma.
Pas tij u rendit amerikani tjetër, Daniel Roberts, që e fitoi medaljen e argjendtë, kurse Rasheed Broadbell i Xhamajkës, u stolis me medalje të bronztë.
Holloway në finish arriti me kohën 12.99 sekonda.
Me kohën 13.09 sekonda, i dyti u rendit Roberts, ndërsa podiumin Broadbell e kompletoi me kohën 13.09 sekonda./Telegrafi/