Site icon Telegrafi

Pavarësisht “mbështetjes së Trump”, Tesla duket se nuk po sheh ditët më të mira të saj

Në fillim të kësaj jave, Donald Trump organizoi atë që besohej se ishte diçka presidenciale: një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, e mbledhur për të rritur pasurinë e një kompanie.

“Wow, kjo është e bukur”, i tha Trump shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, teksa hipën në një model S të kuq të parkuar.

Dhe kështu Trump dukej se dëshironte të siguronte gazetarët se Tesla është “një produkt i shkëlqyer”.

Ai premtoi se do të blinte një të tillë vetë dhe do ta paguante me një çek personal.

Por, Trump nuk e bëri këtë për shkak të pasionit për vetura, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Në të gjithë vendin, njerëzit kanë filluar të shfaqin pakënaqësitë e tyre me politikat e Trump dhe Musk duke përdorur të vetmin mjet në dispozicion: protestën.

Demonstratat jashtë fabrikave të Teslas janë shndërruar në ngjarje javore.

Shumë pronarë të Teslave po shesin veturat e tyre. Të tjerë po i vandalizojnë.

Dhe këto reagime kanë çuar kompaninë në një vit të keq. Ajo pa rënien e aksioneve nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej rreth 480 dollarë në dhjetor në 220 dollarë që nga e hëna.

E duket se edhe Musk po e paguan pasi pasuria e tij neto po zvogëlohet.

Raportohet se premtimi për të blerë një Tesla nuk është arsyeja e vetme për të cilën Trump e ka përdorur foltoren e tij.

Gjithashtu presidenti u zotua të trajtojë vandalizmin e Teslas si “terrorizëm të brendshëm”.

Ndryshe, platforma X e Musk është një vend ku ai mund të flasë drejtpërdrejt me një audiencë. Në fillim të kësaj jave, miliarderi tha se aplikacioni u godit nga një “sulm masiv kibernetik”, me origjinë nga Ukraina – shpjegim që ekspertët e hodhën poshtë si “jo bindës”.

SpaceX, e cila kohët e fundit ka pësuar gjithashtu pengesa, është një kompani private që mbështetet shumë në kontratat qeveritare me vlerë miliarda dollarë.

Por, duke protestuar para fabrikave të Teslas e duke i shitur e vanadalizuar ato, me sa duket amerikanët po e godasin Trumpin aty ku i dhemb më së shumti: te Musk. /Telegrafi/

Exit mobile version