Telegrafi

Amerikanes i vijnë në adresë më shumë se 150 pako që nuk i kishte porositur

Një grua nga New York-u pranoi më shumë se 150 pako nga Amazon të cilat vetë nuk i kishte porositur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pakot ishin të mbushura me mbajtëse maske dhe kështu ajo vendosi t’ia dhurojë spitaleve këtë inventar, pasi gabimi u bë nga kompania.

Jillian Cannan nga Buffalo tha se pakot filluan të mbërrinin më 5 qershor dhe ajo nuk e kuptoi se kishte diçka të pazakontë në to derisa ia hodhi një vështrim nga afër.

“Mendova se partneri im i biznesit kishte porositur diçka për studion tonë që ne po e prisnim”, tha ajo për CNN.

“Kështu që i hapa për të parë kutitë dhe kuptova se ato ishin mbajtëse maske”, deklaroi ajo.

Cannan tha se ajo dhe partneri i saj i biznesit nuk kishin porositur asnjë mbajtëse maske dhe shpejt e kuptoi që kutitë e kishin adresën e saj, por jo edhe emrin. /Telegrafi/