Ledri Vula mbetet ndër reperët më të pëlqyer dhe më të kërkuar në vend.
Krahas angazhimeve me koncerte, reperi po punon edhe për projekte të reja, dhe një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundmi.
“Shihemi me Amerikana”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e një foto kur reperi shihet pranë një flamuri gjigant të Amerikës, i vedhur në të bardha.
Fansat e tij ishin të shpejt për të komentuar, duke thënë se presin me padurim një projekt të ri nga ai.
Kujtojmë që kënga e fundit e Ledrit është “Copë copë” që erdhi në bashkëpunim me reperin Bardhi.
Ndryshe, mbrëmë (e premte) Ledri mori pjesë në spektaklin Big Brother VIP duke i bërë një befasi dy miqve të tij, DJ PM dhe DJ Dagz. /Telegrafi/