Administrata e Presidentit amerikan, Barack Obama ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë, duke i futur në listën e të ndaluarve edhe 5 zyrtarë të tjerë rusë.
Dhjetë ditë para largimit nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të kanë zgjeruar sanksionet kundër Rusisë, duke përfshirë kreun e Komitetit Hulumtues të Rusisë, Alexander Bastrykin.
Në listë janë përfshirë edhe deputeti rus Andrei Lugovoi, biznesmeni Dmitri Kovtun, hetuesi Stanisalv Gordievsky dhe ish-menaxheri bankar Genadi Plaksin, transmeton KosovaPress.
Ditë më parë SHBA-të kishin shtuar sanksionet edhe ndaj dhjetëra zyrtarëve rusë që ishin në SHBA, duke kërkuar largimin e tyre nga SHBA-të.